Fjalë Kyçe

Austria drejt mbylljes së tërësishme derisa rastet me COVID-19 po rriten

Austria drejt mbylljes së tërësishme derisa rastet me COVID-19 po rriten

Disa ditë pasi Austria vendosi një bllokadë ndaj të të pavaksinuarve, është njoftuar për një bllokadë nacionale për COVID-19 që fillon të hënën.

Kancelari Alexander Schallenberg ka thënë se do të zgjasë maksimum 20 ditë dhe do të ketë një kërkesë të ligjshme për t’u vaksinuar nga 1 shkurt 2022.

Ai u përgjigj ndaj një rekordi numrash të të infektuarve dhe një prej niveleve më të ulëta të vaksinimit në Europën Perëndimore.

Shumë vende të tjera evropiane janë duke vendosur masa derisa rastet po rriten, shkruan BBC.

“Ne nuk duam një valë të pestë”, tha Schallenberg pas një takimi me guvernatorët e nëntë provincave të Austrisë.

Për një kohë të gjatë, kishte pasë një konsensus mbi shmangien e vaksinimeve të detyrueshme, tha kancelari.

Megjithatë, shumë njerëz ishin shtyrë të mos merrnin dozat, për shkak të “shumë forcave politike, kundërshtarëve joseriozë të vaksinimit dhe lajmeve të rreme. Masat janë ende duke u finalizuar”.