Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot ka filluar procesi i reformimit të sistemit të transportit publik.
Përmes kësaj reforme, Komuna ka thënë se do të ketë më shumë linja të autobusëve, do të ketë mbulim të më shumë rrugëve me transport publik, autobusë të rinj nga 1 janari i vitit të ardhshëm, një biletë për të gjitha linjat në kryeqytet dhe sisteme digjitale të pagesës së biletave, raporton Express.
“Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë. Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat”, thuhet në njoftim.