Fjalë Kyçe

Autokolona ruse i drejtohet lindjes së Ukrainës, pritet një përballje e madhe

Autokolona ruse i drejtohet lindjes së Ukrainës, pritet një përballje e madhe

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët nga ekspertët, Rusia i tërhoqi trupat e saj nga pjesët e tjera të Ukrainës, për të nisur një riorganizim në lindje të saj, kur pritet dhe një përballje ushtarake më intensive.

Imazhet satelitore nga Maxar Technologies kanë arritur të fokusojnë një autokolonë ruse 8 milje të gjatë që lëviz për në jug të Ukrainës përmes qytetit lindor Velkyi Burluk. Qyteti ndodhet në lindje të Kharkiv, afër kufirit mes Ukrainës dhe Rusinë.

Në pamje shihet se autokolona e ushtrisë ruse është e përbërë me automjete të blinduara dhe kamionë me artileri.

Zyrtarët ukrainas thonë se luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në lindje të vendit, me bombardime të rënda të raportuara në të gjithë rajonin e Donbasit, përpara asaj që ata paralajmërojnë se mund të jetë një ofensivë e madhe ruse. Ata kanë kërkuar evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga rajoni. /A2CNN