Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes dy veturave në fshatin Shtedim të Podujevës.
Lexues të klankosova.tv kanë dërguar pamje nga ky aksident dhe treguan që automjetet kishin orë që garonin mes vete.
Dëshmitari deklaroi se personat që kishin parë se si garonin veturat kanë lajmëruar policinë, por që sipas tij nuk është ndërmarrë asgjë, si dhe tregon që personi që ka humbur jetën ishte duke ecur në trotuar.