Fjalë Kyçe

Autopsia zbulon se trupi i gjetur në park është i Gabby Petitos, vdekja e saj cilësohet vrasje

Autopsia zbulon se trupi i gjetur në park është i Gabby Petitos, vdekja e saj cilësohet vrasje

Rezultatet nga autopsia kanë konfirmuar se trupi i paidentifikuar i gjetur të dielën, është i Gabby Petitos, blogeres 22-vjeçare e cila u zhduk gjatë një udhëtimi me të fejuarin e saj.

FBI-ja ka shkruar se mjeku ligjor i Qarkut Teton e ka cilësuar vdekjen e saj si vrasje.

“Shkaku i vdekjes pritet të konfirmohet pas rezultateve finale të autopsisë”, ka thënë FBI-ja.

Ndërkaq, ka bërë thirrje që kushdo që di diçka për të fejuarin e saj, Brian Laundrie, të kontaktojë FBI-në. Ai kishte ngritur spekulime për përfshirje në zhdukjen e të fejuarës, pasi më 1 shtator, ishte kthyer në shtëpinë e tij në Florida pa të. Më pas, edhe vetë Laundrie u zhduk dhe po kërkohet prej ditësh.