Fjalë Kyçe

Autopsia zbulon shkakun e vdekjes të ish-gruas së Trumpit

Autopsia zbulon shkakun e vdekjes të ish-gruas së Trumpit

Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, vdiq nga lëndimet e marra nga rënia nga shkallët, ka thënë zyra e ekzaminimit mjekësor të qytetit të New Yorkut, shkruan BBC.

Raporti shtoi se vdekja e 73-vjeçares të enjten ishte aksidentale.

Ivana Trump, e cila ka lindur në Çekosllovakinë e atëhershme, u martua me ish-presidentin në vitin 1977. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë më 1992.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme dhe e bukur, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”, ka thënë Trump.

Ata kishin tre fëmijë së bashku – Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump.

Donald dhe Ivana Trump ishin figura të shquara publike në New York në vitet 1980 dhe 1990, dhe ndarja e tyre ishte subjekt i interesit të madh publik.