Fjalë Kyçe

Autoritetet kineze alarmohen nga rikthimi i koronavirusit

Autoritetet kineze alarmohen nga rikthimi i koronavirusit

Autoritetet kineze janë vënë në alarm për shkak të rritjes së rasteve të reja në Guangzhou. Nga 24 teste positive të shtunën, 11 i përkasin këtij rajoni. Për këtë arsye janë shtuar sërish masat e kufizuese.

Nga 24 raste të reja me Covid-19 të raportuara në Kinë të shtunën, 11 ishin nga qyteti Guangzhou, një qytet port me më shumë se 13 milionë banorë.

Të shqetësuar për rritjen e rasteve të reja me Covid-19 në këtë zone që nisën në fund të muajit maj, autoritetet kineze kanë urdhëruar kufizime më të forta.

Autoritetet kishin vendosur kufizime në fillim të javës, por nisën zbatimin e kufizime shtesë ndaj bizneseve dhe aktiviteteve sociale.

Zyrtarët në qarqet Nansha, Huadu dhe Conghua urdhëruan të gjithë banorët si dhe të ardhurit që të testohen për Covid-19.

Të premten televizioni shtetëror kinez njoftoi se është dhënë miratimi për përdorim në raste urgjente të vaksinës Sinovac Biotech tek moshat nga 3 në 17 vjeç. Programi aktual i vaksinimit në Kinë është i kufizuar vetëm për popullatën 18 vjeç e lart.

Në Indi të shtunën, ministria e Shëndetësisë njoftoi 120,529 raste të reja me Covid-19 të shënuara në 24 orët e fundit, numri më i ulët ditor i infeksioneve të reja në 58 ditë. Po sipas ministrisë më shumë se 3,000 vetë kanë humbur jetën brenda këtij harku kohor.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” prej fillimit të pandemisë në të gjithë botën janë shënuar më shumë se 172 milionë infeksione me Covid-19.