Fjalë Kyçe

Avionët Boeing 737, gjenden ngjashmëri në dy aksidentet ajrore

Avionët Boeing 737, gjenden ngjashmëri në dy aksidentet ajrore

Hetuesit që kanë ekzaminuar regjistrimet e kutive të zeza nga fluturimi i avionit të Ethiopian Airlines, kanë gjetur “ngjashmëri të qarta” me një aksident të mëparshëm.

Përplasja e javës së kaluar e një Boeing 737 Max ishte katastrofa e dytë që përfshinte llojin e njëjtë të avionit brenda pesë muajsh.
Autoriteti francez i aksidenteve BEA nuk ka dhënë detaje të ngjashmërive, por raportet e mediave sugjerojnë se ata gjetën kënde të ngjashme fluturimi përpara rrëzimit.
Këto pretendime vijnë në mes të pyetjeve të vazhdueshme mbi dizajnin e 737 Max dhe sigurinë për të fluturuar.
Rregullatorët në mbarë botën kanë suspenduar përdorimin e avionëve Boeing 737 Max deri në një njoftim tjetër.