Fjalë Kyçe

Avokati gjendet i vdekur pasi koleget gra e akuzuan për sjellje të papërshtatshme gjatë festës së Krishtlindjeve

Avokati gjendet i vdekur pasi koleget gra e akuzuan për sjellje të papërshtatshme gjatë festës së Krishtlindjeve

Një avokat i lartë i specializuar në Brexit u gjet i vdekur në faqen e një shkëmbi të thellë rreth 150 metra, pasi ishte akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj kolegeve femra në festën e Krishtlindjeve.

Geraint Thomas ishte partner në firmën ligjore Eversheds Sutherland dhe i specializuar në ofrimin e këshillave për bizneset me rastin e Brexit-it, si dhe rregullimin e hipotekave dhe kredive konsumatore.

47-vjeçari u gjet i vdekur më 18 dhjetor pasi koleget femra ishin ankuar për sjelljen e tij gjatë një ndeje për Krishtlindje në zyrat e firmës në Londër.

Mësohet se dy gra punëtore në firmë kishin bërë ankesë ndaj z. Thomas.

Të dyja shprehën më pas keqardhje kur dëgjuan për vdekjen e tij.