Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se në këtë ditë punëtorët e Kosovës janë në gjendje të rëndë.
“Është një mal me probleme, edhe më herët e kemi thënë, sot mbi 50 % e puntorëve janë pa kontrata pune”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas tij, edhe vdekjet e fundit në vendet e punës janë si pasojë e mos respektimit të ligjit.
Azemi tha se ka shumë arsye se përse punëtorët po ikin prej Kosove.