Fjalë Kyçe

Babai danez e përdhunoi të bijën natën e martesës

Babai danez e përdhunoi të bijën natën e martesës

Një burrë danez është shpallur fajtor për përdhunimin e vajzës së tij në natën e dasmës, pasi mbrojti veprimet e tij duke thënë se ai mendonte se ishte gruaja e tij.

Incidenti ndodhi në një prone pranë Kolding, në Danimarkën jugore, në gusht të vitit të kaluar, ku 50-vjeçari po zhvillonte ceremoninë e dasmës së tij.

Vajza, 20 vjeçare, ishte dehur dhe pastaj ishte shtrirë në suitën martesore, ku më pas nusja dhe dhëndri shkuan për të fjetur në të njëjtin shtrat.

Babai dhe vajza nuk kishin jetuar bashkë për disa vjet, por ishin ribashkuar rreth kohës së Krishtlindjeve vitin e kaluar dhe ai e kishte ftuar atë në dasmën e tij në gusht.

Gjykata dëgjoi se 20-vjeçarja ishte bërë ‘shumë e dehur’ gjatë festimeve dhe anëtarët e familjes vendosën se ajo nuk do të ishte në gjendje të shkonte në shtëpi dhe vendosën ta lënë aty.

Në orën 02:30 ajo u dërgua në suitën martesore nga babai i saj dhe një tjetër mysafir dhe u vu në shtrat. Rreth 90 minuta më vonë, babai shkoi për të fjetur pranë vajzës së tij, me gruan e tij të re në anën tjetër.

Njeriu pretendon të mos kujtojë ndonjë gjë që mund të ketë ndodhur pas kësaj, dhe mohon të gjitha akuzat për përdhunim dhe sjellje të keqe seksuale.

Dokumentet e gjykatës të shikuara nga JydskeVestkysten thonë se në një moment ndërmjet orës 4 dhe 4.45, burri e mori vajzën.

Raporti vazhdoi: “Kur ajo e pyeti për të ndalur dhe u përpoq të ulet, ai e shtyu atë në gjoks.

“Pas kësaj, ndërsa ajo ishte në shpinë, ai kreu marrëdhënie seksuale pavarësisht asaj se ajo i kihste kërkuar atij të ndalet disa herë.

Prokurorët i thanë gjykatës në Kolding se 20-vjeçarja nuk ishte në gjendje të mbrojë veten për shkak të dehjes.

Në një shkëmbim letre midis babait dhe vajzës ditët në vijim, ai i kërkoi falje asaj – duke thënë se e kishte ngatërruar atë për gruan e tij.

“Mendoj se duhet të anulojmë të gjitha kontaktet”, shkruante vajza, sipas Ekstrabladet.

“Ajo që më keni bërë është diçka që nuk mund ta pranoj. Unë ju kërkova qetë të ndaloni dhe ju vazhduat. Unë bërtita, ju vazhduat, unë ju godita ju, por ju prapë vazhduat.

“Më vjen keq,” u përgjigj ai. ‘Ishte nje gabim. Më vjen keq. Mendova se ishte [emri i gruas]. A nuk mund të përpiqemi të qëndrojmë në kontakt? Më vjen keq’.

Burri 50-vjeçar pa emër është shpallur fajtor për përdhunim dhe është burgosur për dy vjet e gjashtë muaj. /Gazeta Alo/