Fjalë Kyçe

Babai e la vetëm beben në tren, por do të tmerrohet pastaj nga ajo që do t’i ndodhë

Babai e la vetëm beben në tren, por do të tmerrohet pastaj nga ajo që do t’i ndodhë

Ky është momenti drithërues kur një baba e zë paniku derisa vrapon pas trenit i cili niset nga stacioni, derisa ai e kishte lënë beben vetëm brenda në tren dhe kishte dalë jashtë për të ndezur një cigare. Udhëtari kishte dalë në platformën e stacionit derisa papritmas, pa asnjë paralajmërim ishin mbyllur dyert e trenit, kurse babai i tmerruar tani ishte ndarë nga fëmija i tij.

Pamjet dramatike të kamerave statike të stacionit të trenit tregojnë babain e tmerruar i cili po ndiqte trenin e shpejtë Transit, duke bërtitur dhe trokitur me dëshpërim në dyert e trenit i cili po largohej nga stacioni Windermere në Cleveland të Ohajos, muajin e kaluar.

Një pasagjer tjetër lajmëroi shoferin, i cili ngadalësoi kursin dhe në mënyrë të sigurt e ribashkoi fëmijën me babain e tij në stacion. Babai u akuzua më pas për kërcënimin e gruas operatore e trenit – sipas deklaratës së saj në polici – por pohimi i saj nuk u mbështet nga një hetim i pavaur i Autoritetit të Transportit Rajonal (RTA), njoftoi Cleveland 19 News.

Videoja e sigurisë, e cila u shfaq të hënën, tregon babanë duke hyrë në tren, duke mbajtur fëmijën në një shportë për foshnje. Ai e vendos atë në një ulëse para se të dalë jashtë në stacion – duke e lënë atë pa kujdestar.

Jashtë, ai shihet duke i kërkuar një pasagjeri tjetër një shkrepse dhe duke ndezur cigaren. Ndërsa brenda në tren, një tjetër pasagjer godet fort në dritare për ta paralajmëruar udhëtarët se treni është gati të largohet, por dyert mbyllen para se ai të mund të futej brenda.

Ai më pas shihet duke vrapuar me shpejtësi që të arrijë kabinën e lokomotivistit, duke u përpjekur me dëshpërim të tërheqë vëmendjen e shoferit ndërsa treni zhduket nga sytë. Zyrtarët e RTA-së thanë se as fëmija dhe as pasagjerët nuk ishin në ndonjë rrezik gjatë incidentit, por shoferi më vonë u mor në pyetje për mos ndjekjen e procedurave të komunikimit.

Lexuesit në mediat sociale fajësuan babanë për incidentin. Sandra Spokas pyeti: ‘A është cigarja kaq e rëndësishme?’ Andrew Wood tha: ‘Pse ta lini fëmijën tuaj vetëm në një tren publik? Cfarë zori kishe?’ Kathleen O’Toole tha: ‘E pabesueshme. ” Brenda Rose Edwards shtoi: ‘Ndoshta ai do të lë duhanin tani.’