Fjalë Kyçe

Babai i Meghan Markle “mollë sherri” midis saj dhe mbretëreshës Elisabeth

Babai i Meghan Markle “mollë sherri” midis saj dhe mbretëreshës Elisabeth

Dukesha Meghan po kalon një nga momentet më të bukura të jetës prej shtatzënisë së saj. Edhe pse tani është pjesë e familjes mbretërore problemet me babain e saj nuk kanë të mbaruar.

Ai përsëri ka folur në media rreth marrëdhënies që ka me Meghan dhe ka deklaruar se ajo e ka lënë pas dore. Mesa duket mbretëreshës Elisabet nuk po i pëlqen aspak kjo gje ndaj dhe ka urdhëruar që të mbyllet kjo situatë sa më shpejt.

“Mbretëresha është shumë e shqetësuar se situata me Thomas, po del jashtë kontrollit. Ndaj sugjeroi që Buckingam Palace të bënte diçka për këtë dhe t’i jepte zgjidhje njëherë e mirë kësaj historie.” – tha burimi për “Cosmopolitan”.

Ndërkohë që Meghan ka detyruar çdo njeri të qëndrojë larg pasi do ta zgjidhi vet këtë problem.

“Mbretëresha urdhëroi këshilltarët e saj të mendonin një zgjidhje! Por ‘Kensington Palace’ nuk ishte në të njëjtën mendje pas mesazheve që merrte nga Meghan Markle. Dukesha nuk kishte dëshirë që askush të merrej me këtë problem, sepse do e zgjidhte vetë” – vijoi burimi.

Pavarësisht deklaratave të panumërta të Thomas Markle, Meghan nuk ka thënë edhe një fjalë deri më tani për të atin.