Fjalë Kyçe

Babai mysliman nga Kamëza s’i lejon fëmijët të shkojnë në shkollë, thotë “i shkollon Zoti”

Babai mysliman nga Kamëza s’i lejon fëmijët të shkojnë në shkollë, thotë “i shkollon Zoti”

Një skenë si në filma është regjistruar mesditën e sotme në Kamëz, ku një person ndaj të cilit policia i kishte shkuar në shtëpi për ta shoqëruar, ka nxjerrë kalashnikovin dhe pistoletën dhe i ka kërcënuar efektivët se do i vriste nëse do t’i afroheshin.

Si ndodhi ngjarja? Zanafilla e ngjarjes daton një vit më parë, kur ndaj tij ishin ngritur akuzat për dhunë në familje dhe pengim i shkuarjes në shkollë të fëmijëve të tij, transmeton Raport tv Burimet thonë se bëhet fjalë për një të dyshuar me bindje ekstreme, i cili i pengonte fëmijët të mësonin me pretendimin se ata i shkollonte Allahu. Efektivët e Komisariatit të Kamëz kanë shkuar ditën e djeshme në shtëpi për të bërë shoqërimin e detyrueshëm pasi Ronald Kryemadhi është në gjyq për “dhunë në familje” dhe se nuk lejonte fëmijët të shkonte në shkollë, po ai ka nxjerrë armën drejtuar policëve dhe duke kërcënuar se do të vriste edhe fëmijët. Negocimi “dështoi” ditën e djeshme, për këtë arsye, uniformat blu janë rikthyer sërish sot në banesë, por kanë hasur sërish rezistencë nga ana e Ronald Kryemadhit. Për këtë arsye efektivë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, FNSH dhe RENEA kanë rrethuar shtëpinë, kanë bërë evakuimin e banorëve, duke bërë që pas negociatave që kanë zgjatur për 40 minuta, autori është vetëdorëzuar.

Ronald Kryemadhi është i besimit mysliman dhe vajzat i ka të veshura me ferexhe dhe i pengonte fëmijët të mësonin me pretendimin se ata i shkollonte Zoti.

Detajet e ngjarjen i ka dhënë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj. “Besimtari mysliman nuk lë fëmijët në shkollë. Ky shtetas ka kundërshtuar policinë dhe nëpërmjet kallashnikovit ua ka drejtuar policëve që nëse nuk largoheshin do qëllonte drejt tyre. Njoftuam RENEA dhe u kërkuar negocimi. Falë negocimit u bë e mundur vetëdorëzimi i këtij shtetasi. Aktualisht Kamza po kryen kontrollin e banesës për sekuestrimin e kallashnikovit, se ka pasur edhe një pistoletë. Nuk kemi informacion që vuan nga probleme të shëndetit mendor, veprimet e tij që nuk lejon fëmijët të shkojnë në shkollë ka të bëjë me besimin fetar që ai ndjek apo ka probleme të tilla”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.