Fjalë Kyçe

Bahtiri në takim me Veselin: Raportet e Kosovës me SHBA-të në asnjë mënyrë nuk guxojnë të dëmtohen për shkak të taksës

Bahtiri në takim me Veselin: Raportet e Kosovës me SHBA-të në asnjë mënyrë nuk guxojnë të dëmtohen për shkak të taksës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri njëherish nënkryetar i AKR-së, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Në një prononcim për klankosova.tv, Bahtiri ka deklaruar se me Veselin kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm si partnerë koalicioni mbi çështjen e taksës.

”Diskutuam situatën politike e cila po mbretëron dhe i potencova Veselit që raportet e Kosovës me SHBA-të në asnjë mënyrë nuk guxojnë të dëmtohen për shkak të taksës”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Agim Bahtiri pohoi që taksa dhe ruajtja e miqësisë me SHBA-të ishte tema kryesore që ai ka dashur të diskutonte me Kadri Veselin.

”Kemi biseduar për hapat e mëtutjeshëm se si të veprojmë në këtë çështje. Të shohim se si po reagon tutje procedura dhe angazhimi i kryeministrit, që ta shohim se çka mundet me ndodhë”.

Veç kësaj i pari i Mitrovicës, theksoi që janë të vendosur që raportet mes Kosovës e SHBA-ve të mos dëmtohen.

”… sepse mikun më të mirë dhe më të madh shqiptarët e kanë Amerikën”.

Në takimin me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në prononcimin e tij Agim Bahtiri ka tha se kanë shfaqur edhe shqetësimet për mosangazhimin gjithëpërfshirës të koalicionit në përfilljen e kërkesave të SHBA-ve.

”Jemi të brengosur jashtëzakonisht shumë për një mosangazhim total për marrjen e një vendimi të përbashkët për këto çështje, ndaj dhe do të shohim se si do të zhvillohen procedurat. Por ne nuk do të lejojmë askush që flet në emër të Kosovës t’i dëmtojë raportet me SHBA-në”, ka përfunduar ai.