Fjalë Kyçe

Balaj: Telekomi i Kosovës ka 50 milionë euro borxhe

Balaj: Telekomi i Kosovës ka 50 milionë euro borxhe

Balaj nuk pret që as bordi i tanishëm i Telekomit nuk do ta nxjerrë ndërmarrjen nga kriza.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj ka thënë në “Debat Plus” se Telekomi ka rreth 50 milionë euro borxhe.

Ai thotë se nga janari Telekomi nuk ka paguar paratë e trustit të punëtorëve dhe ka borxhe në ATK e ARKEP.

“Për këtë gjendje në Telekom sigurisht se fajtore janë bordet. Prej vitit 2008 kur edhe u shpallë Pavarësia, ka filluar të çalojë Telekomi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Balaj thotë se edhe te Bordi aktual i Telekomit nuk po shkon drejt rrugës së nxjerrjes së ndërmarrjes nga kriza.

Ai thotë se Bordi është zgjedhur në kohën e Qeverisë Hoti por i njëjti është emëruar nga Qeveria Kurti.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit thotë se shumë borde janë shkarkuar por sipas tij asnjëherë nuk është kërkuar llogari.

Balaj thotë se ka folur shumë për parregullsi në Telekom, duke përfshirë edhe punësimet partiake por sipas tij OJQ-të nuk janë marrë me ato.

“Unë kam dërguar lëndë me “karroca” në krimet ekonomike, por askush nuk është vënë përgjegjës për ato shkelje” tha ndër të tjera Lamih Balaj./