Artem Datsishin, një prej balerinëve kryesorë të Operas Kombëtare të Ukrainës, ka vdekur si pasojë e plumbave të marrë nga rusët muajin e kaluar.
43-vjeçari mbeti i plagosur më 28 shkurt, katër ditë pas nisjes së pushtimit.
“Nuk mund ta shpreh dhumbjen që kam në zemër”, shkroi në Facebook, mikja e tij Tatiana Borovik.
Datsishin është personazhi i radhës nga bota e artit dhe kulturës në Ukrainë që mbetet viktimë e konfliktit.