Fjalë Kyçe

Bankat kanë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë klientët e tyre

Bankat kanë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë klientët e tyre

Shoqata e Bankave të Kosovës ka informuar qytetarët që bankat janë duke respektuar në plotni vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ofrohen shërbime për qytetarët të cilëve ju ka skaduar dokumenti identifikues.

Nga kjo shoqatë thuhet se në këtë drejtim ka pasur paqartësi në lidhje me atë se për cilin vit të skadimit bëhet fjalë.

“Por dje është plotësuar ky vendim nga ana e MPB duke njoftuar se bëhet fjalë vetëm për ID-të e skaduara gjatë vitit 2020. Konfirmojmë edhe një herë se bankat në Kosovë janë duke zbatuar këtë vendim dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve  për të gjitha shërbimet bankare në tërë Kosovën pa marrë parasysh rrethanat nëpër të cilat po kalojmë në këtë kohë të pandemisë COVID-19”, thuhet nga Shoqata e Bankave të Kosovës.