Pas afërsisht dy orësh mjaft të tensionuara para parlamentit, lideri i opozitës, Lulzim Basha ka ndërhyrë dhe ka tërhequr turmën që andej.
Fillimisht kreu i PD-së marshoi në krye të protestuesve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u kthyes më pas në atë “Zhan D’Ark” dhe për të shkuar në selinë blu.
Vlen të theksohet se protesta e opozitës është pa një skenar të bërë publik, ndërsa dihet vetëm paralajmërimi se tubimi do të zgjasë 48 orë, shkruan TCh.
Fillimisht manifestimi nisi me një rrethim simbolik të Kryeministrisë, për të vijuar më pas me protestën e dhunshme para parlamentit, ku policia ndërhyri disa herë me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.