Fjalë Kyçe

Bashkësitë fetare kundërshtojnë martesat e së njëjtës gjini

Bashkësitë fetare kundërshtojnë martesat e së njëjtës gjini

Bashkësitë fetare të Kosovës kanë kundërshtuar bashkërisht nismën ligjore për përfshirjen e martesave të gjinisë së njëjtë në Kodin Civil të Kosovës.

“Bashkesia Islame e Kosoves, Dioqeza Prizren-Prishtine (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves dhe Bashkesia Hebraike e Kosoves shprehin shqetesimin lidhur me projektligjin per ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet qe te dobesohet perkufizimi dhe funksionimi i marteses ne Kosove”, thuhet në deklaratën e përbashkët të bashkësive fetare.

Bashkësitë fetare të Kosovës thonë se mbesin të bashkuara për “mbrojtjen e se drejtes se jetes se fetusit prej ngjizjes e tradicionale derisa ai lind”.