Fjalë Kyçe

Bashkimi Evropian do të rishikojë marrëdhëniet me Kosovën

Bashkimi Evropian do të rishikojë marrëdhëniet me Kosovën

Këshilli i tretë i Bashkimit Evropian për stabilizim dhe asocim i Kosovës, do të shqyrtojë gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës, njofton ky këshill, shkruan Gazeta Alo.

Marrëdhëniet do të rishikohen lidhur dhe në kuadër të procesit të Stabilizim-Asocimit, pjesëmarrësit do të diskutojnë në veçanti për:

  • kriteret politike
  • kriteret ekonomike
  • bashkëpunimit financiar
  • zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Bashkimi Evropian dhe përfaqësuesit nga Kosova gjithashtu do të kenë një shkëmbim mendimesh lidhur me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor./Gazeta Alo