Fjalë Kyçe

Bashkimi Evropian porosit 400 milionë vaksina nga kompania amerikane

Bashkimi Evropian porosit 400 milionë vaksina nga kompania amerikane

Komisioni Europian njoftoi sot se ka rezervuar në emër të vendeve anëtare të BE-së deri në 400 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19, e zhvilluar nga kompania amerikane “Johnson & Johnson”.

“Bisedimet eksploruese midis Komisionit dhe “Johnson & Johnson” synojnë të venë në dispozicion një kornizë për një blerje të parë prej 200 milionë dozash, që mund të pasohet nga një blerje e dytë për një numër të ngjashëm dozash”, saktësoi KE në një njoftim për shtyp.

KE dhe kompania amerikane pritet të zhvillojnë ende negociata në lidhje me kontratën e parashikuar.