Fjalë Kyçe

Bashkimi i pikave kufitare Kosovë-Shqipëri nxit reagime të shumta në Serbi

Bashkimi i pikave kufitare Kosovë-Shqipëri nxit reagime të shumta në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas njoftimit se nga fundi i marsit nuk do të ketë kontrolle kufitare mes Kosovës e Shqipërisë.

Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje për kontrolle të përbashkëta kufitare, derisa kryeministri Haradinaj ka përmendur muajin mars ose prill si kohën e mundshëm për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, raporton KTV.

Ndërkohë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ka paralajmëruar se për këtë veprim, siç e ka quajtur ajo, të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm të Prishtinës, do ta njoftojnë edhe OKB-në.

Sipas Bërnabiqit, vendimi i Prishtinës e Tiranës është goditës për stabilitetin në rajon.