Bashkimi Evropian ka deklaruar se masat ndaj Kosovës mund të shtohen nëse Qeveria vazhdon me vendime që bashkësia ndërkombëtare po i konsideron si të njëanshme e të pakoordinuara.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përmendur masat kundër Kosovës si përgjigje të BE-së ndaj këtyre vendimeve – mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë dhe hapja e Urës së Ibrit.
“Masat u vendosën vjet për faktin se shumëçka po ndodhte që çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, ka thënë ai në konferencë.
Stano ka deklaruar se shpreson që Qeveria e Kosovës ta marrë mesazhin dhe ta ndalojë BE-në nga marrja në konsideratë e shtimit të masave.