Fjalë Kyçe

BE sqaron: Kjo është mënyra si duhet të shpërndahet vaksina kundër COVID-19

BE sqaron: Kjo është mënyra si duhet të shpërndahet vaksina kundër COVID-19

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me sugjerimet e fundit se si duhet të shpërndahet vaksina kundër COVID-19.

Bashkimi Evropian ka këmbëngulur që çdo vaksinë e koronavirusit duhet të jetë e disponueshme në mënyrë të drejtë për të gjitha vendet, pasi shefi ekzekutiv britanik i kompanisë franceze të ilaçeve Sanofi tha që po rezervonte dërgesat e para të vaksinës së saj për SHBA, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

“Vaksina kundër COVID-19 duhet të jetë një e mirë publike globale dhe qasja e saj duhet të jetë e barabartë dhe universale,” u shpreh zëdhënësi i komisionit evropian Stefan de Keersmaecker.

Komentet e tij erdhën pasi Paul Hudson, shefi ekzekutiv i Sanofi, i tha Bloomberg News se çdo vaksinë e shpikur nga firma e tij do të shkonte në SH.B.A. pasi Amerika kishte bërë më shumë për të financuar studimin e kompanisë, transmeton lajmi.net.

Ai tha: Qeveria amerikane ka të drejtën e porosisë më të madhe pasi ka investuar në marrjen e rrezikut. Kështu do të jetë sepse ata kanë investuar për të provuar dhe mbrojtur popullsinë e tyre, për të rifilluar ekonominë e tyre. Unë kam bërë fushatë në Evropë për të thënë që SHBA do të marrë vaksinat e para.

Ministrat në qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron reaguan ndaj deklaratës nga Sanofi – një kompani franceze – duke e quajtur “e papranueshme”.

“Për ne me një fjalë është shumë e rëndësishme që, pasi virusi është një virus global, që ne të punojmë në këtë globalisht,” tha de Keersmaecker.