Fjalë Kyçe

BE: Vaksina anti-COVID injektohet në fund të dhjetorit

BE: Vaksina anti-COVID injektohet në fund të dhjetorit

Presidentja e Komisionit Evropian,  Ursula von der Leyen po zotohet  se  vaksinimi kundër virusit korona do të nisë para fundit të dhjetorit.

Por para se të injektohen dozat, gjashtë sa janë në portofolin e vaksinave të blera nga BE,  secila kompani farmaceutike duhet ti  nënshtrohet procesit të miratimit.

Këtë gjë në mënyrë urgjente e  para e kërkoi kompania amerikane, Pfizer në bashkëpunimin me atë gjermane Biotech. E ndaj tyre dhe dozave te tjera shteti më i fortë europian, Gjermania u zotua për standarde të larta të verifikimit.

Për vaksinën e cila do të jetë vullnetare autoritetet e Bashkimit Evropian rëndësi të veçantë  do t’i kushtojnë  informimit të  publikun për efektet anësore të mundshme që mund të priten pas imunizimit, të tilla si dhimbje koke, dhimbje të lokalizuara dhe ethe.