Në vitin 1992 një grup prej 6 futbollistësh të talentuar te Manchester United, fituan kopertinat e asaj kohe me spektaklin e dhuruar në fushë dhe suksesin në Kupën e Ligës për të rinj, një edicion që pasuroi historinë e futbollit anglez.
Pikërisht nga kjo u hodhën dhe bazat e filmit dokumentar të atyre 6 kampionëve të United, që krijuan dhe një klub me synim përhapjen e kësaj loje.
Tani të njëjtët emra janë bashkuar te skuadra e Salford City si aksionerë. I fundit në radhë këtë javë u shtua me 10% të kuotave David Beckham, ish mesfushori ikonë i kombëtares dhe Djajve të Kuq që pret lejen e Federatës angleze për të zyrtarizuar akordin.
Iniciativa vjen në 5 vjet distancë nga ajo e Geri dhe Fil Nevill, Ryan Giggs, Paul Scholes e Nicky Butt, të parët që blenë kuota në skuadrën, e cila ka selinë më pak se 8 kilometra nga Old Trafford.
Tani aksionet e ish-futbollistëve të Salford City shkojnë në 60% ndërsa pjesa e mbetur është pronë e biznesmenit nga Singapori, Piter Lim.
Salford City është aktualisht në vendin e tretë dhe një promocion eventual do t’i garantonte hyrjen mes profesionistëve, për herë të parë në histori.