Sipas rregullores së re në Belgjikë në lidhje me ndalimin e duhanit, kufiri i ndalimit për shitjen e duhanit do të rritet nga 16 në 18 vjeç.
“Në kuadër të rregullores së re që do të fillojë të zbatohet duke filluar nga nëntori i këtij viti, do të përfshihen të gjithë produktet e duhanit dhe cigaret elektronike”, sipas medias belge.
Sipas kësaj, në rast i shitet duhan personave nën moshën 18 vjeç, do të ndëshkohen me një gjobë nga 200 deri në 2000 euro.
Një studim i bërë mes viteve 2013-2018 nga Universiteti Catholique de Louvain në Belgjikë, ishte regjistruar se 18 % të të rinjve të moshës mes 14 dhe 16 vjeç, “të paktën njëherë në javë” pijnë cigare, ndërsa 12 % çdo ditë.