Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi për mediat gjatë protestës se së shpejti Edi Rama nuk do të mund të kthehet në zyrën e tij.
“Edi Rama përsëri ia ka mbathur, e shpejtë do jetë dita kur nuk do të mund të kthehet në zyrën e tij. Ky është cunami i vërtetë popullor, i cili po dridh nga themelet regjimin e kalbur të Edi Ramës”, tha Berisha, transmeton tch.
Ndërkohë, protestuesit në Tiranë kanë nisur një marshim në Tiranë duke rrethuar kryeministrinë e cila sigurohet nga forca të shumta policore.
Ka pasur disa tentativa për të rrëzuar barrierat para kryeministrisë.
Ka qenë edhe vet kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, që ka ecur gjatë këtij perimetri.
Gjatë kësaj kohe janë hedhur edhe kapsolla dhe tymosëse ndaj policisë.
Po ashtu, është hedhur edhe bojë ndaj hyrjes së kryeministrisë. Marshimi ende vijon.