Fjalë Kyçe

Berjani: Nafta në Gjilan po shitet më lirë, të hetohet nga Prokuroria

Berjani: Nafta në Gjilan po shitet më lirë, të hetohet nga Prokuroria

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ka folur rreth gjendjes në këtë sektor.

Ai në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova tha se nafta në Gjilan po shitet me çmim më të lirë.

Sipas tij kjo i dëmton edhe importuesit e tjerë.

Berjani me këtë rast kërkon hetime nga ana e Prokurorisë.

“Ato tri kompani i bëjnë së bashku qarkullim 100 mijë euro, këto kompanitë e tjera shembull po e bëj, nuk i bëjnë qarkullim as 200-300 euro. Me këtë qarkullim këto kompani nuk mund të paguajnë as punëtorin e asgjë”, tha Berjani.

I pari i Shoqatës së Naftëtarëve ndër të tjera tha se është e pamundur që diku nafta të shihet 1 euro e 16 centë e diku 1 euro 33 centë.

“Këtu diçka nuk është në rregull. Tregu është i prishur sepse 33 kompani të naftës që janë në Gjilan, mund të them lirisht se janë afër falimentimit. Nuk kanë qarkullim”, shtoi ai.