Fjalë Kyçe

“Bërnabiq i don miqtë nga mali”, thotë: Unë vij në Kosovë sa herë të dëshiroj

“Bërnabiq i don miqtë nga mali”, thotë: Unë vij në Kosovë sa herë të dëshiroj

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se mund të shkojë sa herë të dëshirojë në Kosovë, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Kosovës.

“Unë nuk jam e shqetësuar në lidhje me deklarata të tilla dhe besoj se do të jem në gjendje të shkoj në Kosovë kur do ta kërkoj atë.”, u shprehë Brnabiq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline

Ndërsa për deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli tha se nuk e kishte pritur.

Pacolli tha se do të ia ndaloj hyrjen kryeministres serbe pas deklarateve të saj, ku i quajti njerëz të malit liderët kosovar.

Brnabiq tha se deklarata e saj nuk ishte për Pacollin pasi ai nuk një njeri nga pylli.