Fjalë Kyçe

Bërnabiq për 100%: Serbia humb 42 milionë euro në muaj

Bërnabiq për 100%: Serbia humb 42 milionë euro në muaj

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se homologu i saj shqiptar, Edi Rama, ka dhënë deklarata të pavërteta për Serbinë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë deklarata të pavërteta kur ka thënë se Serbia kishte shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe se për këtë ishte ankuar edhe Kosova, transmeton lajmi.net.

Siç shkruan “Tanjug”, Bërnabiq po ashtu ka theksuar sipas Ramës, për shkak të kësaj edhe Kosova ka marrë vendimin për vendosjen e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe.

Këto deklarata sipas Bërnabiqit, i përkasin shekullit të 19-të dhe jo shekullit të 21-të dhe se siç u shpreh ajo, Kosova po bën politikën e shekullit të 19-të.

Tutje Bërnabiq ka kërkuar nga Kosova që të shpjegoj arsyet përse e ka vendosur këtë taksë, pasi që sipas saj, deri më tani kanë dhënë shumë justifikime por nuk kanë treguar arsyen e vërtetë të vendosjes së taksës për mallrat e Serbisë.

Sipas kryeministres serbe, për shkak të vendosjes së taksës nga autoritetet kosovare, Serbia humb rreth 42 milionë euro në muaj.