Fjalë Kyçe

BERZH: Kosova 4% rritje ekonomike, Shqipëria 4.5%

BERZH: Kosova 4% rritje ekonomike, Shqipëria 4.5%

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit parashikon që ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 4.5% këtë vit, duke arritur nivelin e vitit 2019.

Në rajon sipas BERZH rritjen më të madhe pritet ta ketë Mali u Zi me 8.5%, ndjekur nga Serbia me 6%, teksa Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të arrijnë nivelin e 4%. Ndërsa ekonomia e Bosnje Hercegovinës pritet të zgjerohet me rreth 3.5% këtë vit.

Me këtë parashikim që BERZH ka bërë për rimëkëmbjen tejkalon me 1% nivelin e rritjes së shënuar më 2019-ën, por megjithatë referuar raportit sërish rritja qëndron poshtë mesatares së vendeve të rajonit. Ndërsa për vitin e ardhshëm, BERZH pret që ekonomia të zgjerohet me 4%, raporton TCH.

Pritshmëritë më optimiste të institucionit financiar mbështeten në një skenar që përfshin një rritje të konsumit si dhe rimëkëmbje të sektorit të turizmit, i cili ka marrë një goditje të madhe si rrjedhojë e pandemisë dhe masave kufizuese që kanë ndërmarrë vendet.

Pikëpyetjet mbi zhvillimin normal të industrisë turistike janë të mëdha dhe risqet për ekonomitë e vendeve që varen shumë nga turizmi siç është ajo e Shqipërisë janë të larta.

Treguesit e institucioneve zyrtare flasin për një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë. Vetëm një ditë më parë Instat raportoi për një rritje ekonomike prej 5.5% në tremujorin e parë, por megjithatë sektorë që lidhen kryesisht me tregtinë, shërbimet dhe akomodimin po rikuperohen me ritme më të ngadalta.