Për 12 vjet ka punuar me organizata të ndryshme ndërkombëtare. Besa Ismaili, profesoreshë e Gjuhës angleze në Fakultetin e Studimeve Islame, beson së përmes angazhimit të saj në politikë do të kontribuojë edhe më shumë në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe lirive fetare, raporton KTV.
Ismaili, që synon të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës, tregon pse zgjodhi Partinë Demokratike, gjë për të cilën ishte kritikuar shumë.
Ajo thotë se do të punojë shumë në sektorin e arsimit, i cili, sipas saj, është në gjendje të keqe.
Për bartjen e shamive në shkolla, Ismaili thotë se ligjet e Kosovës dhe Kushtetuta ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë.
Ismaili, muajin e kaluar u bë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.