Fjalë Kyçe

Besimi te SHBA-të nuk përmirësohet as me Bidenin në krye

Reputacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si fuqi prijëse botërore ka shënuar rënie në Francë dhe Gjermani, për shkak të mënyrës se si Uashingtoni e menaxhoi pandeminë e koronavirusit që ua mori jetën rreth 600 mijë amerikanëve. Kështu kanë treguar të hënën të dhënat e një anketimi të fundit.

Në prag të vizitës së presidentit Joe Biden në Evropë, anketimi i kryer nga Fondi Mareshal për Gjermaninë dhe Fondacioni Bertelsman, ka dëshmuar se as lideri demokrat nuk ia ka dalë ende që ta përmirësojë rejtingun e SHBA-së krahasuar me kohën para pandemisë.

Ndërkaq ngritje të theksuar ka shënuar reputacioni i Kinës. Sipas dokumenteve amerikane të publikuara më 26 mars, SHBA-ja nën qeverisjen e pararendësit të Bidenit, Donald Trump, ka mundur t’i shmangte rreth 400 mijë vdekje po të kishte një strategji më efikase.

Në studim thuhet se tre muajt e parë të administratës së Bidenit nuk kanë ndikuar në pikëpamjet e francezëve dhe gjermanëve për ndikimin amerikan në botë. Anketimi ka përfshirë opinionet e qytetarëve në 11 shtete.

Shifrat përkojnë me rezultatet e një anketimi të vitit 2020. Madje është shënuar rënie prej dhjetë pikësh krahasuar me kohën e para shpërthimit të pandemisë, duke shkuar në favor të imazhit ndërkombëtar për Kinën. Vetëm 51 për qind e gjermanëve e shohin SHBA-në si partner të besueshëm. 60 për qind e qytetarëve në Francë, 67 për qind në Britani e 76 për qind në Poloni kanë mendim pozitiv për Shtetet e Bashkuara.