Fjalë Kyçe

Besohet se shpërthimi në Tonga ishte më i fuqishëm sesa bomba atomike

Besohet se shpërthimi në Tonga ishte më i fuqishëm sesa bomba atomike

Shpërthimi vullkanik në Tonga, i cili ka nxitur një cunami, ka qenë qindra herë më i fuqishëm sesa bomba atomike që Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka thënë Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA).

Shpërthimi ka “zhdukur” një ishull vullkanik në veri të kryeqytetit të Tongas, Nuku’aloda, ka thënë NASA.

Tonga ka thënë që më shumë se katër të pestat e popullsisë janë prekur nga cunami dhe hiri vullkanik.

Tre persona janë shpallur të vdekur si pasojë e cunamit.

Para shpërthimit, ishulli vullkanik ka qenë i përbërë nga dy ishuj të ndarë, të cilët janë bashkuar më 2015.

NASA ka thënë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë toka e re është zhdukur.

Sasia e madhe e hirit, gazrave dhe copëzave të shpërthimit janë kthyer në sfida të mëdha për zyrtarë të Tongas.

Pas shpërthimit vullkanik dhe cunamit, ka pasur shqetësime se burimet e ujit janë kontaminuar nga hiri, duke rritur rrezikun për kolerë dhe diarre.

Megjithatë, në testet e kryera së fundi është kuptuar se uji është i pijshëm.

Hiri vullkanik dhe emetimet vazhdojnë të përbëjnë problem.

Ekspozimi në këtë ambient mund të shkaktojë probleme në frymëmarrje, të ndikojë në sistemin kardiovaskular dhe të irritojë mushkëritë, sytë dhe lëkurën./rel