Fjalë Kyçe

Biden e quajti Putinin “kasap”, reagon Macron

Biden e quajti Putinin “kasap”, reagon Macron

Presidenti i Francës Emmanuel MAcron ka reaguar pas deklaratave të presidentit të SHBA-ve Joe Biden, i cili e quajti Putinin “kasap”.

Në një intervistë për Channel France 3, Macron tha se nuk do të përdorë terma të tillë pasi është ende në bisedime me Putin.

“Nuk do të përdorja terma të tillë sepse jam ende në bisedime me presidentin Putin”, tha Macron.

Macron shtoi se qëllimi ynë është të ndalojmë luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë, duke shmangur një luftë dhe përshkallëzim.