Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka vazhduar edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjet e jashtëzakonshme në Ballkan.
Bideni vlerësoi se nuk janë plotësuar kërkesat e parashtruar në urdhër.
“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet përçarëse, dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në urdhrin e nënshkruar nga Bideni.
Për këtë arsye, gjendja e jashtëzakonshme duhet të mbetet në fuqi edhe pas datës 26 qershor 2024, thuhet në Urdhrin Ekzekutiv.
Urdhëri Ekzekutiv për gjendjen në Ballkanin Perëndimor ishte miratuar për herë të parë në vitin 2001 nga presidenti i atëhershëm, George W. Bush, las luftërave në Ballkan. Pas dy dekadave, në vitin 2021 kjo gjendje u vazhdua nga presidenti aktual, Joe Biden, dhe tani sërish.
Ai i referohet Maqedonisë së Veriut, shkeljes së Marrëveshjeve të Dejtonit në Bosnje e Hercegovinë apo Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.