Fjalë Kyçe

Bideni fiton bindshëm edhe në Nevada

Bideni fiton bindshëm edhe në Nevada

Gjykata e Lartë ka njoftuar se Joe Bideni ka dal fitues edhe në Nevada, në zgjedhjet e 4 nëntorit.

Në mënyrë unanime shtatë gjyqtarë vendosën pro Bidenit.

Ai ka marrë gjashtë vota elektorale nga Nevada.

Bideni fitoi në Nevada me një epërsi prej 33.596 votash, ose 50.06 për qind, ndërsa Trumpi mori 47.67 për qind të votave, transmeton KP.

Procedura gjyqësore shkaktoi kontroll shtesë mes përpjekjeve ligjore nga stafi i Trumpit dhe Partia Republikane për të parandaluar pranimin e të gjitha 1.82 milion votave të dërguara me postë dhe për të ndaluar numërimin e 1.4 milion votave të tjera.