Fjalë Kyçe

Bie çmimi i arit në Kosovë

Bie çmimi i arit në Kosovë

Dy muaj më parë në bursat ndërkombëtare çmimi i arit pati rritje, gjë që ndikoi edhe në Kosovë.

Saktësisht para dy muajsh qytetarët e Kosovës një gram ari kanë pasur mundësinë ta blejnë deri në 55 euro, ndërkaq momentalisht ari në Kosovë ka filluar të ketë rënie të ndjeshme, duke rënë në 45 euro për gram.

Buletini Ekonomik ka vizituar disa prej argjentarive në Prishtinë. Sipas tyre, pandemia ka shkaktuar humbje të madhe te ta dhe njëkohësisht edhe ulje të çmimit për gram të arit.

Artarët thonë se pas pandemisë, qytetarët kanë filluar edhe ta shesin arin për nevojat e tyre.

“Meqë gjatë pandemisë nuk kemi punuar, ne si biznes kemi filluar punën pas lirimit të masave dhe se kemi vërejtur se shumë qytetarë kanë filluar shitjen e arit nëpër argjentari për nevojat personale, përfshirë edhe për sëmundje”, u shpreh një prej argjentarëve në kushte anonimiteti. Aktualishti një kg ari në Kosovë kushton 30.000 euro”, ka thënë një artar në kushte anonimiteti.