Fjalë Kyçe

Bie çmimi i derivateve në Kosovë në 0.98 centë

Bie çmimi i derivateve në Kosovë në 0.98 centë

Çmimi i derivateve të naftës ka rënë ditëve të fundit në Republikën e Kosovës.

Nga 1.20 sa ishte çmimi deri para pak javësh, aktualisht në vendin tonë çmimi po sillet nga 0.98 deri në 1.02 centë.

Ndonëse ishte raportuar se kjo ulje ka të bëjë me koronavirusin, ndryshe thonë në Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka thënë për Indeksonline se çmimi i derivateve është përcaktuar nga BURSA dhe organizata prodhuese OPEC. Sipas tij, në këtë muaj kishte prodhim më të madh dhe çmimet janë më poshtë.

“Sa i përket koronavirusit, te ne në Kosovë nuk ka pasur ndikim te derivatet. Ky virus nuk ka prekur asnjë qytetar dhe lëvizjet janë në suazat e normales”, u shpreh ai.

Berjani theksoi se në tregjet evropiane koronavirusi ka ndikuar më shumë pasi qarkullimi i qytetarëve është shumë i ulët dhe ndikon direkt në shitjen e derivateve. Në fund, ai tha se ky çmim i derivateve është më i liri që në 20 vjetët e fundit.

Shqipëri, dizelli 1.37, benzina 1.38 centë, Serbi dizelli 1.38 benzina 1.27 centë, Mali i Zi dizelli 1.19 benzina 1.20, Maqedoni.