Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov është rrëzuar pas një vote mosbesimi të mërkurën.
Kjo, sipas Politico, mund të rrisë mundësinë e trazirave më të thella politike në vendin ballkanik që mbajti tri palë zgjedhje të përgjithshme vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, rreth 123 ligjvënës nga 239 në parlament votuan kundër qeverisë.
Votimi u mbajt 24 orë pas përfundimit të një debati të gjatë në Asamblenë Kombëtare.
Petkov, i cili erdhi në pushtet vetëm gjashtë muaj më parë, u votua për një premtim për të luftuar korrupsionin e shfrenuar dhe e ka shtyrë Sofjen të marrë një linjë jashtëzakonisht të fortë kundër Rusisë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Ky rezultat ishte i pritshëm, duke pasur parasysh se Slavi Trifonov tërhoqi partinë e tij ITN nga koalicioni qeveritar në fillim të këtij muaji, duke përmendur çështjet e Maqedonisë së Veriut dhe rishikimin e buxhetit.