Fjalë Kyçe

Bie zjarri në maternitet, digjen të gjalla 8 foshnja

Bie zjarri në maternitet, digjen të gjalla 8 foshnja

Tetë foshnja kanë ndërruar jetë teksa një spital u përfshi nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Algjeri. Zjarri shpërtheu në repartin e maternitetit në Algjerinë lindore, në orët e para të mëngjesit të sotshëm.

Nassim Bernaoui, një zëdhënës i policisë, tha për mediat se arritën të shpëtonin 11 bebe, 107 gra dhe 28 anëtarë të stafit. Zjarri ra rreth orës 3:50 të mëngjesit, me orën lokale. Zëdhënësi shtoi me keqardhje se nuk kishin mundur dot të shpëtonin 8 foshnjat, disa prej të cilave ndërruan jetë prej djegieve e disa prej helmimit nga tymi.

Qyteti Oued Souf, ku ra zjarri, ndodhet në jugperëndim të Algjerisë, rreth 500 kilometra larg kryeqytetit të vendit. Dhjetëra makina zjarrfikëse u mblodhën në vendngjarje për të vënë flakët nën kontroll. Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit.

Kryeministri Noureddine Bedoui ka urdhëruar një hetim të thellë, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Mohamed Miraoui, shkoi menjëherë në vendngjarje.