Fjalë Kyçe

Bien çmimet e veturave dizel në Gjermani, kushtojnë deri në 1000 euro

Bien çmimet e veturave dizel në Gjermani, kushtojnë deri në 1000 euro

Në Gjermani ka rënë dukshëm çmimi i veturave diesel, kjo pasi shteti ka vendosur që nga vjeshta që të mos lejojë këto vetura për shkak të emetimit të madh të gazrave gjë që ndikon në ndotjen e ambientit.

Një veturë Golf plus, tani atje kushton hiç më shumë se 2 mijë euro, ndërsa një Golf 4 vetëm 999 euro.

Nga vjeshta nuk do të mund të hyjnë në qendrat e disa qyteteve gjermane. Tre milionë automjete të tipit diesel janë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve, gjë e cila në kohë pandemie ka bërë që të ketë shumë pak të ineteresuar.

Blerësit më të mëdhenj janë serbët e kroatët, por që muajt e fundit është rritur edhe numri i blerjeve nga Kosova. Gjermania është duke eksportuar shumë makina në tregjet e Evropës Lindore dhe Juglindore.