Është rënduar tej mase bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali.
Gjatë ditës së sotme, numri i viktimave në këtë shtet ka arritur deri në 631 viktima, shkruan lajmi.net.
Shqetësuese prezantohet situata e koronavirusit në Itali dhe pak orë nga hyrja në fuqi e dekretit të ri të qeverisë italiane e cila ka shpallur zonë të e nën rregullin e masave drastike të limitimit të lëvizjes në të gjithë territorin.
Zyra e Mbrojtës civile ka publikuar shifrat e reja në nivel kombëtar të cilat shënojnë 10 mijë e 149 të infektuar.
877 të infektuar po kurohen në terapi intesive, 5038 në struktura spitalore e 2599 në kushte shtëpie.
Rajoni i Lombardisë vazhdon të shfaqet më shqetësues me 5791 të infektuar e 468 viktima.