Në Zone Club, sonte më 8 shkurt, hyrja do të jetë 2 euro.
Krejt kjo ka ardhur në ndihmë të dy djemve që janë Egzoni dhe Valoni, dhe gjithë të ardhurat do të shkojnë në mjekimin e tyre.
Dy ditë para Vitit të Ri, Egzoni dhe Valoni shokë nga Prishtina kishin pësuar një aksident trafiku. Të dytë nga ajo kohë e deri më tash janë duke u trajtuar në spitale të ndryshme, shkruan insajderi.
Të dy familjet janë duke kërkuar ndihmë për djemtë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe lajmeve nëpër media.
Sonte në Zone, do të jeni në shoqërinë e DJ Bannzz dhe DJ PM.