Ai dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, e lëshuan spitalin “Irvine Medical Center”, në juglindje të Los Angelosit, duke e mbajtur përkrahu njëri-tjetrin.
Ish-presidenti amerikan duke u larguar nga qendra mjekësore përshëndet me stafin e spitalit, raporton Dailymail përcjell Klankosova.tv.
75 vjeçari “u lirua nga qendra UC Irvine”, u tha në një deklaratë nga doktori Alpesh Amin, përmes një zëdhënësi të Clinton.
“Temperatura dhe qelizat e bardha të gjakut janë të normalizuara dhe ai do të kthehet në New York për të përfunduar trajtimin me antibiotikë”,shtoi Amin.
Lideri i ShBA-së nga 1993 deri më 2001 u pranua të martën në mbrëmje në spital për shkak të një infeksioni që nuk lidhet me COVID-19, kishte bërë të ditur zëdhënësja Angel Urena në Twitter.
New York Times kishte raportuar se Clinton ka zhvilluar një infeksion të traktit urinar që u shndërrua në sepsis.
Sepsis është një reagim ekstrem i trupit ndaj infeksionit që i afekton 1.7 milion njerëz në Amerikë çdo vit.
Në vitin 2004, Clinton atëherë 58 vjeç iu nënshtrua një ndërhyrjeje bypass të katërfishtë pasi mjekët gjetën shenja të sëmundjes së zemrës.