Fjalë Kyçe

Bill Clinton lirohet nga spitali

Bill Clinton lirohet nga spitali

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, është liruar nga spitali pas qëndrimit disa ditor, i cili ishte duke u trajtuar për shkak të infeksioneve urologjike.

Ai dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, e lëshuan spitalin “Irvine Medical Center”, në juglindje të Los Angelosit, duke e mbajtur përkrahu njëri-tjetrin.

Ish-presidenti amerikan duke u larguar nga qendra mjekësore përshëndet me stafin e spitalit, raporton Dailymail përcjell Klankosova.tv.

75 vjeçari “u lirua nga qendra UC Irvine”, u tha në një deklaratë nga doktori Alpesh Amin, përmes një zëdhënësi të Clinton.

“Temperatura dhe qelizat e bardha të gjakut janë të normalizuara dhe ai do të kthehet në New York për të përfunduar trajtimin me antibiotikë”,shtoi Amin.

Lideri i ShBA-së nga 1993 deri më 2001 u pranua të martën në mbrëmje në spital për shkak të një infeksioni që nuk lidhet me COVID-19, kishte bërë të ditur zëdhënësja Angel Urena në Twitter.

New York Times kishte raportuar se Clinton ka zhvilluar një infeksion të traktit urinar që u shndërrua në sepsis.

Sepsis është një reagim ekstrem i trupit ndaj infeksionit që i afekton 1.7 milion njerëz në Amerikë çdo vit.

Në vitin 2004, Clinton atëherë 58 vjeç iu nënshtrua një ndërhyrjeje bypass të katërfishtë pasi mjekët gjetën shenja të sëmundjes së zemrës.