Fjalë Kyçe

Bizare: Gruaja sllovene 22-vjeçare copëton dorën e saj për të fituar 1 milion euro nga sigurimi

Bizare: Gruaja sllovene 22-vjeçare copëton dorën e saj për të fituar 1 milion euro nga sigurimi

Një grua sllovene u shpall fajtore për copëtimin e qëllimshëm të dorës së saj me sharrë rrethore, si pjesë e një skeme mashtrimi për të fituar 1 milion euro dëmshpërblim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një gjykatë në kryeqytetin Ljubljana zbuloi se Julija Adlesic, 22 vjeçare, kishte përfituar nga pesë kompani sigurimesh, një vit para se të ndodhte i gjithë ky incident i qëllimshëm.

Ndërkohë, e njëjta pas ndodhisë kishte deklaruar se e gjitha ishte një incident teksa po punonte.

Bëhet e ditur se Adlesic, synonte të fitonte edhe 1 milion euro të tjera si dëmshpërblim, mirëpo, asgjë nuk shkoi sipas planit të saj, pasi tani do të përballet me dy vite burg për mashtrim.

Gjykata deklaroi se ajo dhe i dashuri i saj nuk e kishin marrë me vete dorën e prerë në spital, në mënyrë që plaga të mbetej e përhershme. Sidoqoftë, autoritetet e morën atë në kohë për t’ia qepur përsëri.

Ata kishin bërë gjithashtu kërkime në internet për dorë artificiale para ndodhisë, derisa prokurorët thonë se kjo ishte provë e arsyeshme për të konkluduar se incidenti ishte i qëllimshëm.