Një rumun është befasuar kur ka gjetur 95 mijë euro (107 mijë dollarë) brenda një dollapi të dorës së dytë të cilin e kishte blerë në internet.
Adela Stanica i tha Associated Press të martën se bashkëshorti i saj, punëtor ndërtimi kishte blerë dollapin në një faqe online popullore, transmeton Monitor.Ditë më vonë, ndërsa ajo po gatuante bashkëshorti i saj, Samuel, kishte shkuar duke bërtitur: “Hajde shiko çfarë gjeta!” Bëhej fjalë për një kuti metalike brenda së cilës ishin vendosur monedha 500 euroshe.
Pasi kishin numëruar eurot zbuluan se aty ndodheshin 97 mijë euro. “Ishim të shokuar. Nuk kemi fjetur gjithë natën. Menduam se ishte një kurth. E dinim që duhej ti kthenin ato para mbrapsht” tha nëna e katër fëmijëve në një lidhje telefonike për AP.
Pastaj bashkëshorti udhëtoi drejt fshatit Bichigi në perëndim të Rumanisë ku dhe jetonte pronari i dollapit që kishin blerë. Ky i fundit i kishte treguar se dollapi i përkiste babait të tij të vdekur dhe ai nuk ia kishte pasur idenë e parave.
Pronari i vjetër i dollapit kishte shpërblyer punëtorin për ndershmërinë që kishte treguar duke dorëzuar eurot që nuk ishin të tijat.